Dështimi i raundit të parë për presidentin, Kikia: Njësoj si dasma ku festohet me dhëndrin, por nuk dihet nusja

schedule22:28 - 16 Maj, 2022

schedule 22:28 - 16 Maj, 2022

Dështimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentin ishte një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Lidhur me këtë çështje, analisti Mentor Kikia tha se nuk mund të flitet për dështim, për sa kohë aty nuk kishte një emër të propozuar, apo një kandidaturë për tu votuar.

Sipas tij do të jetë mjaft e vështirë që të flitet për konsensus për sa kohë që nuk ka konsensus brenda vetë opozitës.

Në të njëjtën linjë me të ishte dhe analisti tjetër Neritan Alibali.

Pjesë nga diskutimi:

Kikia: Nuk ka negociata pa patur emrin, njësoj si të mblidhesh në një dasmë me dhëndrin pa ditur kush është nusja. Presidenti dinjitoz do të jetë ai për të cilin do të diskutohet për emrin, karakterin, por këto nuk shkruhen , plotësohen nga individi. Dështoi raundi i parë, kush ishte personi që do të duhej të zgjidhej.

Alibali: Koha e kritereve ka mbaruar

Xhafo: Do të duhej të ishin propozuar kandidaturat. Nesër unë dua të depozitoj kandidaturën time, por se depozitoj dot.

Kikia: Duhet propozuar nga 20 deputetë. Këto 20 firma do duhet t’i depozitojnë ata njerëzit atje.

Alibali: Harroje se do të ketë 20 firma po nuk u vendos nga drejtuesit politikë.

Kikia: Këtu nuk do të ketë një president konsensual, për sa kohë që nuk ka një konsensus brenda PD-së.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!