Dështimi i marrëveshjes, reagon Franca: Kosova të pranojë propozimin e BE-së për targat

schedule16:46 - 22 Nëntor, 2022

schedule 16:46 - 22 Nëntor, 2022

Pas dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai tha se vendi i tij shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

 “Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, z. Josep Borrell. I bashkohemi thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Inkurajojmë të të dyja palët, dhe në veçanti Kosovën, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ambasadori Guerot në Twitter.

Ambasadori më tej ka shtuar se Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së i cili, sipas tij, duhet të bëjë përparim drejt një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecin përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dyja vendet.

Gjithashtu, ambasadori francez tha se duhet të zbatohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!