Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës tha për ‘Money Report’ se investitorët kërkojnë siguri ligjore dhe politike.
Sipas tij, masë urgjente për të shpëtuar bizneset kosovare do të ishte shtyrja për daljen në treg të lirë së paku për një vit. Më tej, Rafuna tha se duhet të jetë me interes përthithja e investimeve të huaja.
“Do të ketë pasoja afatgjate pasi imazhi kërkon kohë të ndryshohet, cilido që vjen investon në Kosovë kërkon siguri dhe ligje që i mbron të drejtat, siguri politike në kuptimin e pasjes së qeverisë dhe orientimit. Tani biznesi i Kosovës është duke pritur për kombinimin e qeverisë.
Masat urgjente është shtryja e daljes së biznesit në treg të lirë, së paku për një vit për bizneset që kanë mbi 50 punëtorë ose ato me xhiro mbi 50 milionë euro. Duhet të fillohet me masa në politika fiskale, kemi 6 vite që nuk janë bërë ndryshime. Imazhi i Kosovës duhet të ndryshojë që të përthithen investime.” /abcnews.al

