Igli Tare prej vitesh është në krye të Lazios dhe po bën shumë mirë, duke kthyer klubin në Champions League, pas 13 vitesh pa e prekur këtë kompeticion. Gjatë këtij edicioni Lazio ka kaluar fazën e grupeve dhe do të përballet me kampionët në fuqi të Bayern Munchen në raundin e 1/8-ave.
Por ndryshe nga Champions, Lazio nuk po ecën mirë në Serie A dhe një peshë të madhe e kanë edhe dështimet në merkato, që kanë ulur numrin e alternativave për trajnerin Inzaghi. Vedat Muriqi ishte blerja më e shtrenjtë e verës dhe pritej të vendosej kreh Immobile në sulm, por dardani deri më tani ka rezultuar dështim.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Mohamed Fares, i ardhur nga Verona për 8 milionë euro në verë. Ndërkohë, nga sezoni i shkuar të njëjtin fat kanë pasur edhe Berisha, Jony e Adekanye dhe kjo situatë ka si përgjegjës kryesor drejtorin vlonjat.
Sipas Il Messaggero, Tare ka përfunduar në gojë të liga dhe po merr kritika të shumta nga tifozët si përgjegjësi kryesor për merkaton e dështuar të Lazios. /abcnews.al