Andres Iniesta numëron plot 54 ditë pa futboll. Kampionati japonez nisi në 21 shkurt dhe u ndërpre 4 ditë më pas. Mesfushori spanjoll i Vissel Kobe është ndalur gjatë te koronavirusi në një prononcim për The Guardian, duke analizuar edhe pasojat e mëdha të kësaj pendemie.
“Sa herë që shoh foton e ndonjë ndeshje ose të ndonjë stadiumi plot, ndihem shumë i dëshpëruar. E gjithë kjo kohë pa futboll më jep energji për të vazhduar të luaj edhe për disa vite. Shkollat u mbyllën të parat dhe mbledhjet masive u anuluan.
Po presim, po qëndrojmë në shtëpi dhe daljet jashtë janë të rralla. Virusi do të ketë një ndikim social dhe ekonomik në të gjitha nivelet, në periudhë të shkurtër dhe afatmesme. Futbolli është pjesë e shoqërisë dhe nuk mund t’i shpëtojë asaj.
Do të ketë një impakt, disa masa do të mbesin përgjithmonë, shumë gjëra do të ndryshojnë. Duhet të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë e tmerrshme”, deklaron mesfushori i madh. /abcnews.al