Si specialist i kancerit për më shumë se 30 vite, mjeku Angus Dalgleish ka trajtuar shumë persona të cilët kanë vdekur shumë të rinj, raporton Daily Mail.
Por asgjë nuk mund të krahasohet me dy ngjarjet e fundit që ai ka kaluar. Të hënën, gjatë një takimi në ZOOM, një nga kolegët i tha se njëri nga pjesëmarrësit, një njeri shumë i respektuar nuk do të ishte i pranishëm.
Ai kishte bërë vetëvrasje.
Kufizimet mbi Covid kishin ndikuar shumë në shëndetin e tij mendor, aq sa kishte ndërmarrë një akt të tillë duke vrarë veten. Lajmi ishte tronditës për të gjithë ata, por nuk është e vetmja vetëvrasje që ka prekur jetën e mjekut gjatë dy javëve të fundit, transmeton abcnews.al
Edhe një koleg tjetër vrau veten si rezultat i dëshpërimit të thellë nga vetmia dhe ankthi i krijuar nga Covid-19. Kolegu i tij nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe as nuk po merrte asnjë trajtim për ndonjë sëmundje mendore por është e paqartë se si ai vrau veten.
Këto dy raste tregojnë se sa vdekjeprurëse është kjo sëmundje që shkon shumë përtej dëmtimit fizik të shkaktuar nga vetë virusi.
Në përgjigje të rritjes të infeksioneve dhe shtrimeve në spital, qeveria skoceze ka vendosur kufizime drakoniane, ndërsa në Londër, Tory ka konsideruar një shtrirje të bllokimeve lokale në të gjithë Anglinë veriore duke filluar nga e hëna.
Masa të tilla mund të mos frenojnë përhapjen e Covid-19, por do të dëmtojnë më shumë bizneset, do të rrisin papunësinë. Gjendja e rënduar mendore është e përhapur jo vetëm nga rastet e vetëvrasjeve, por nga edhe shenjat shqetësuese të ankthit tek fëmijët, transmeton abcnews.al
Gjjithashtu Covid po shtrembëron përparësitë e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin.
Konsultimet dhe operacionet po shtyhen. Sipas një studimi rreth 110,000 pacientë kanë pritur për më shumë se një vit – totali më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve – për të nisur trajtimin, si rezultat i mbingarkesës në spitale për shkak të Covid.
Kjo është një katastrofë, veçanërisht në fushën e kancerit, ku zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Falë përparimeve të jashtëzakonshme në mjekësi dhe kirurgji, shanset për mbijetesë janë rritur për pacientët me kancer që marrin trajtimin në kohë, transmeton abcnews.al
Një tjetër onkolog, Karol Sikora ka deklaruar se më shumë se 35,000 britanikë me kancer mund të vdesin para kohe për shkak të vonesave në diagnostikim.
E vërteta është se sistemi shëndetësor po rrezikohet nga përgjigjja thellësisht e gabuar e qeverisë ndaj Covid. Propaganda për virusin ka frikësuar miliona njerëz që të qëndrojnë larg spitaleve. Normat e vaksinimit të fëmijëve po bien, dhe normat për sëmundje kardiovaskulare po rriten.
Sëmundja po shtrihet përtej kujdesit shëndetësor. Një pjesë e madhe e ekonomisë është në prag të kolapsit për shkak të rregullave të tepruara të Covid, nga aviacioni te artet dhe industria e udhëtimit, nga shitja me pakicë në High Street në bare dhe restorante, transmeton abcnews.al
Shkatërrimi i ekonomisë do të shkatërrojë më tej shëndetin publik, jo vetëm sepse varfëria, papunësia dhe pasiguria po çon në rënie fizike dhe mendore, por sepse NHS varet nga të ardhurat e taksave.
Shumica e bllokimeve të fundit në të gjithë pjesën veriore Anglisë nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar valën e dytë të infeksioneve.
Neil Ferguson, një epidemiolog deklaroi se koronavirusi nuk është një plagë vdekjeprurëse në mesin tonë.
Po, çdo viktimë tregon se njerëzit nuk janë të pavdekshëm. Ne të gjithë do të vdesim në një fazë të jetës. Por të moshuarit dhe ata me probleme të tjera shëndetësore janë më të rrezikuar.
Më shumë se 97 përqind e viktimave nga Covid-19 kanë ndodhur mbi moshën 65 vjeç – mosha mesatare e vdekjes për pacientët me Covid është 82.4 – dhe niveli i vdekshmërisë është në rënie falë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe përmirësimit në trajtimin me ilaçe, transmeton abcnews.al
Sot, dikush nën 30 vjeç ka më shumë mundësi të preket nga rrufeja sesa të vdesë nga Covid, ndërsa dikush në moshën 50 vjeç ka më shumë të ngjarë të vdesë në një aksident rrugor.
Gjatë valës së parë, një vëmendje e madhe e mediave u përqendrua te viktimat në mosha të reja nga koronavirusi. Por kjo ishte më shumë mashtrim, pasi që të gjitha këto viktima të reja kishin sëmundje të tjera.
Për më tepër, çdo vit, shumë të rinj vdesin nga gripi, transmeton abcnews.al
Për shkak të mungesës së proporcionit në lidhje me kërcënimin real me të cilin po përballemi, ne po paguajmë një çmim të tmerrshëm nga izolimi përmes kujdesit shëndetësor të lënë pas dore, marrëdhënieve shoqërore të shkatërruara dhe borxhit publik në rritje.
Duke qenë se shumë të rinj po i rikthehen normalitetit, të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera janë më të rrezikuarit dhe janë në fokusin e qeverisë. Ndërsa në anën tjetër qeveria duhet të zhvillojë inovacionet mjekësore si një pengesë kundër sëmundjes sesa të përdorë taktikat joefektive Cromwellian të izolimit.
Kjo do të thotë, të inkurajojmë konsumimin e vitaminës D, e cila forcon imunitetin. Në fakt, do të kishte pasur shumë më pak viktima nga Covid në Britani nëse Departamenti i Shëndetësisë do të ishte përqendruar në shpërndarjen e vitaminës D te populli sesa të blinte ventilator, transmeton abcnews.al
Tani jetojmë në një tokë ku studentët janë mbyllur në kampuse si të burgosur, ku bizneset janë shkatërruar nga dekreti shtetëror, ku gjyshërit janë të ndaluar të përqafojnë nipërit e mbesat e tyre dhe ku udhëtarët po gjobiten për mos mbajtjen e maskave – të gjitha në emër të një virusi që nuk vret 99.9 përqind të viktimave të tij.
Megjithatë virusi vazhdon të përhapet.
Është koha që qeveria të ndjekë një qasje e cila vendos të parin interesin e vërtetë të popullit përpara dështimit të koncepteve./abcnews.al