Dëshpërimi i Icardit, zbulohet prapaskena e madhe e verës

schedule09:07 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 09:07 - 10 Dhjetor, 2019

Mauro Icardi ishte i vendosur të largohej në verë nga Interi dhe në fund ia arriti qëllimit, teksa u huazua te PSG, që duhet të paguajë 65 milionë euro dhe të marrë “OK”-in e sulmuesit për të nënshkruar përfundimisht me të. Së fundmi zbulohet një prapaskenë e merkatos së verës.

Gazetari Xavi Campos, i cili njihet për lidhjet e tij me Barcelonën, ka deklaruar se Icardi ishte shumë i dëshpëruar për t’u larguar nga Interi dhe kishte kontakte të forta me Barcelonë. Gjithsesi nuk u konkretizua asgjë dhe ishte PSG që e bindi argjentinasin të transferohej në Francë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!