DËSHMIA/ Vrasja për qiranë në Shkodër, nga përplasja tek ekzekutimi. Autori i dyshuar “zbërthen” skenën e krimit

schedule11:23 - 4 Maj, 2023

schedule 11:23 - 4 Maj, 2023

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shtetasit Petrit Vuksani në Shkodër. Autori i dyshuar Lekë Vuksani që u arrestua nga policia pas 21 orësh ka dhënë dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës por që në fund nuk ka pranuar që ta firmosë.

Në bisedë të lirë me efektivët 34 vjeçari ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

Muajt e fundit viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani. Ky i fundit ka pranuar autorsinë e vrasjes dhe debatet por pa e firmosur dëshminë e tij. Ja se çfarë deklaroi 34-vjeçari që ekzekutoi Petrit Vuksanin.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes në bisedën e lirë me efektivët. Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!