Mediet greke kanë publikuar detaje nga dëshmia e Roula Pispirgou, e cila dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj në një periudhë kohore të shkurtër, që prej 2019-ës.
33-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj është paraqitur sot përpara Gjykatës së Athinës, ku dëshmoi versionin e saj në lidhje me vdekjen misterioze të vajzave.
33-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, por edhe dy vajzat e tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
Sipas autoriteteve dyshohet se 33-vjeçarja i ka dhënë fëmijëve të saj substanca të rrezikshme për shëndetin që i kanë çuar gradualisht drejt vdekjes.
Teksa ka mohuar se ka vendosur substanca vdekjeprurëse te të bijat siç ishte ketamina, që mjekët ekspertë gjetën në trupin e Georginës, 33-vjeçarja është përpjekur të thyejë gjakftohtësinë e saj në gjyq duke thënë disa fjalë prekëse, sipas saj.
Lexo edhe: Flet nëna që akuzohet se vrau tre vajzat e saj, turma thërret “Vdekje!”, “Vdekje!”
“ Jam nënë, kam humbur të tre fëmijët e mi, jam një hap para burgimit”, citohet të ketë thënë Roula Pispirgou./abcnews.al/