Dëshmia e Alibej/ Delia: Po tregon lidhjet mes grupeve në Elbasan, përmend edhe shefa të policisë

schedule13:26 - 30 Maj, 2025

schedule 13:26 - 30 Maj, 2025

Etleva Delia, autorja e “Gjërave Tona”, në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për ngjarjet kriminale në vend, duke u ndalur tek dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.

Gazetarja tha se priten edhe dëshmi të tjera nga Alibej. Ajo po ashtu theksoi se në momentin e parë që ka pranuar të kthehet bashkëpunëtor i drejtësisë, dëshminë e parë e ka dhënë për prokurorët belgë.

Sipas saj ndryshe nga Nuredin Dumani, Alibej mund të ketë edhe më shumë informacion, pasi ka qenë në nivele drejtuese.

“Erion Alibej është një tjetër nivel të statusit të të penduarit duke qenë se ka qenë në nivel drejtuese. Ai ka thënë se deri në momentin e vrasjes së vëllait të tij nuk ka qenë i përfshirë. Grupet e Elbasanit që kanë qenë katër, por dy në nivele më të larta të rrezikut. Janë grupe që u goditën dhe u ekspozuan kryesisht nga bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në komunikimet me sky ecc, u ekspozuan pasi aty kanë folur për gjithçka”, tha ajo.

Ndërkohë tha se Alibej po tregon lidhjet me grupet në Elbasan se si është zhvilluar trafiku, por edhe lidhjet e shtrira deri në polici.

“Gjithashtu ai ka shpjeguar lidhjet me shefa të policisë dhe se si kishte akses më sistemin Tims. Ai lëvizte lirshëm pasi kishte edhe frekuencë të policisë. Ai përmend shef komisariati në Elbasan që i shërbente familjes së Suel Çelës”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!