Dëshironi të ndryshoni jetën tuaj? Ja nga duhet t’ia filloni

schedule23:58 - 5 Shtator, 2018

schedule 23:58 - 5 Shtator, 2018

Një punë më e mirë, një marrëdhënie më e mirë me të dashurit, miqtë, të afërmit, një trup të skalitur, shtëpia për t’u rinovuar. Ja disa shpjegime se si ta ndryshoni dhe përmirësoni jetën tuaj.

Dëshironi të ndryshoni jetën tuaj? Filloni duke planifikuar ta bëni atë

Planifikimi në fakt do të thotë të përqëndrohemi në atë që ne synojmë, duke i dhënë drejtim asaj që duam të arrijmë dhe duke përcaktuar kohë dhe mjete për ta bërë atë.

Vlen si për profesionin, ashtu edhe për jetën personale, për të cilën mund të vendosni të bëni listën dhe objektivat.

Vendosni se çfarë dhe cilat objektiva doni të arrini

Për të planifikuar më mirë muajt e ardhshëm ju mund të pyesni veten: Cilat janë qëllimet e mia? Çfarë do të më pëlqente të arrija në një vit?

Këto pyetje përdoren për të vënë në fokus rezultatin dhe për të marrë drejtimin efikas për të arritur atë që duam.

Në këtë pikë, merrni një fletë dhe shkruani përgjigjet që i keni dhënë vetes.

Shkrimi ndihmon për ta fiksuar në mendje dhe ju mund t’i lexoni këto fjalë sa herë që ndjeni t’ju bjerë motivimi.

Përcaktoni një afat kohor

Ka nga ata që preferojnë të përcaktojnë qëllimet mujore, dikush tjetër javore dhe nga ata që preferojnë të bëjnë listat pa afate.

E vërteta është se çdo lloj qëllimi ka një kohë të nevojshme që duhet arritur. Dhe sëpaku në këtë fazë do të duhet të jeni shumë racionalë duke ju dhënë një afat specifik për çdo mision që duhet përfunduar.

Nëse flasim për objektivat madhorë gjithashtu përcaktohen karakteristikat e tyre, si mund t’i arrini ato, çfarë mund t’ju ndihmojë dhe sa kohë ju duhet.

Përcaktoni një kohë, do t’ju ndihmojnë që të mos e shtyni më vonë.

Për objektiva mikro ju thjesht mund t’i fiksoni ato në fillim të muajit duke shtuar përfitimet tuaja pas arritjes së tyre dhe motivimi juaj do të rritet në mënyrë dramatike.

Nxitoni me çështjet praktike

Për të shmangur rrezikun e dorëzimit të angazhimeve duhet së pari të largoheni nga çështjet më praktike siç janë shkuarja në treg ose te parukierja.

Shpesh ne tentojmë t’i shtyjmë ato për mungesë kohe dhe dëshire, por nëse i planifikojmë në agjendë ne do të kujtojmë dhe do të shmangim vrapimet e minutës së fundit, që do të na bëjnë të duken ditë të pakapërcyeshme dhe qëllimet tona të dukshme.

Gjithashtu përfshini aktivitete të këndshme që duhet ti kushtoni vetëm vetes tuaj si psh: një ditë në llixha, ose një trajtim bukurie apo ne SPA dhe konsiderojeni atë një takim biznesi për veten tuaj.

Mjetet

Nëse është një agjendë në letër ose agjendë virtuale, ky është mjeti që do t’ju ndihmojë më tepër.

Me Google Calendar, ju mund të vendosni etiketa me ngjyra të ndryshme në varësi të angazhimit.

Për shembull, me ngjyrë të verdhë ju mund të etikoni angazhimet e familjes dhe me ngjyrë të kuqe angazhimet e punës.

Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të shënoni ditët tuaja më me lehtësi.

Letra mbetet e përjetshme, në të cilin mund të shkruani idetë ose mendimet që nuk dëshironi të neglizhoni.

Zgjidhja më e mirë? Përdorini të dyja! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!