NASA po kërkon vullnetarë për të praktikuar jetën në Mars. Katër persona do të kalojnë një vit duke jetuar në modulin 3D.
Në këtë mënyrë stimulohen kushtet e jetesës në Mars dhe përgatiten vullnetarët. Objekti i improvizuar ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA -s në Houston, Texas dhe është më i vogël se një fushë tenisi, shkruan abcnews.al.
Ekuipazhi do të përballen me rrethana që ndodhin në Mars. Këtu përfshihen vonesat e komunikimit të burimeve limite dhe dështimet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë dhe do të kryejnë kërkime shkencore.
View this post on Instagram
NASA thotë se ky do të jetë një mision “fizikisht dhe mendërisht i kërkuar”. Dhe kërkesat e tij të aplikimit janë njësoj, përcjell abcnews.al.
Për të marrë pjesë, duhet të jeni 30-55 vjeç, me diplomë Master në një lëndë STEM. Aplikantët gjithashtu, duhet të kenë regjistruar një përvojë “2 vjeçare” profesionale në zonën e tyre ose 1.000 orë si pilot i avioni.
NASA thotë se hulumtimi i saj do të ndihmojë në përgatitjen e rrugës për misionin njerëzor në Mars. Ky mision mund të nisë diku në vitin 2030. g.v/abcnews.al