Dëshironi një zemër më të shëndetshme? Hani këtë frut çdo ditë

schedule17:59 - 22 Mars, 2022

schedule 17:59 - 22 Mars, 2022

Ngrënia e boronicave të kuqe çdo ditë mund të jetë çelësi për një zemër të shëndetshme, sugjeron një studim. Burrat që konsumonin 100 gr boronica të thata çdo ditë kishin përmirësim të funksionit të zemrës pas një muaji, raporton Daily Mail.

Studiuesit gjurmuan 45 burra 18 deri në 45 vjeç gjatë një muaji për të parë se si fruti ndikonte në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe arteriet e tyre. U vu re se arteriet e atyre që konsumonin boronica u zgjeruan me 1.1 për qind pas një muaji, një shenjë kyçe e përmirësimit të qarkullimit të gjakut.

Profesor Christian Heiss, një ekspert kardiovaskular në Universitetin Surrey i cili ishte i përfshirë në studim, tha: “Gjetjet tona ofrojnë prova të forta se boronicat mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e enëve të gjakut edhe te njerëzit me rrezik të ulët kardiovaskular. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!