Dëshironi një mendje “të fortë” për shumë vite? Zgjidh një fjalëkryq

schedule18:13 - 9 Nëntor, 2022

schedule 18:13 - 9 Nëntor, 2022

Zgjidhja e fjalëkryqeve ka një avantazh ndaj luajtjes së videolojërave në kompjuter ose telefon në mbrojtjen e kujtesës së të rriturve. Madje, ndihmon në moszhvillimin e Alzheimerisë.

Hulumtimi

Studiuesit nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe Universiteti Duke në B.Carolina, të udhëhequr nga profesori i psikiatrisë D. Devanand, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “NEJM Evicence”, kryen një studim klinik të rastësishëm dhe të kontrolluar të 107 personave në një moshë mesatare 71 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëri plotësoi fjalëkryqe dhe tjetri luajti videolojëra rregullisht për 12 javë dhe më herët për 78 javë të tjera.

Testet pas eksperimentit treguan se grupi i fjalëkryqit kishte performancë më të mirë njohëse dhe të kujtesës, si pas 12 javësh ashtu edhe pas 78 javësh. Përveç kësaj, truri i tyre tregoi mesatarisht më pak tkurrje tek ata që zgjidhnin fjalëkryqe. Në përgjithësi, anëtarët e grupit të fjalëkryqit funksiononin më mirë në aktivitetet e tyre të përditshme.

“Ky është studimi i parë që konfirmon përfitimet afatshkurtra dhe afatgjata të fjalëkryqeve në krahasim me një ndërhyrje tjetër. Gjetjet janë të rëndësishme duke pasur parasysh vështirësinë e arritjes së përmirësimit nëpërmjet ndërhyrjeve në dëmtimin e butë kognitiv,” tha Dr Devanand.

Megjithatë, studiuesit theksuan nevojën për të konfirmuar këto rezultate përmes një studimi më të madh, duke përfshirë një grup kontrolli që nuk do të bëjë asnjë trajnim kognitiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!