“Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Memli Krasniqi propozon dy data

schedule22:32 - 15 Maj, 2024

schedule 22:32 - 15 Maj, 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhjet e parakohshme. Ai ka përmendur dy data, të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Sakaq, Krasniqi ka theksuar se nëse zgjedhjet nuk ndodhin në këtë periudhë, duhet lejuar që kryeministri Albin Kurti ta përfundojë mandatin.

“Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejt, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundojë mandatin”, Krasniqi.

Kujtojmë që të martën, Krasniqi takoi Kurtin dhe tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë një dëshirë politike, por një domosdoshmëri nacionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!