“Dëshira ime ishte të bëhesha Hoxhë”, rrëfehet aktori Lul Zeqja: U futa në Medrese, pastaj studiova turizëm

schedule10:20 - 20 Nëntor, 2024

schedule 10:20 - 20 Nëntor, 2024

Aktori i shumë roleve, Lulzim Zeqja ka rrëfyer gjithçka në emisionin “Pas Mesnate”, nga shkollimi i tij, fillimet në aktrim dhe deri te momentet e vështira në jetën personale.

Ai i ka befasuar të gjithë kur ka zbuluar se dëshira e tij ka qenë të bëheshe Hoxhë, por ndryshoi drejtim, pasi studioi për turizëm.

Aktori ka theksuar se besonte shumë në zot dhe i pëlqente të mësonte gjëra interesante mbi krijuesin dhe mbi botën e përtejme.

“Unë kam studiuar dy vitet e para të gjimnazit, pas 8-vjeçares, u futa për Hoxhë në Medrese. Ka qenë një periudhë e bukur. Më pas e lash Medresen dhe u futa në degët e Turizmit me nja dy shokët e mi. Unë besoj në zot, ka qenë ai momenti kur Shqipëria ka qenë në një rrëmujë totale në vitin ’93-’94 dhe unë gjeja një lloj paqeje. Më pëlqente shumë kur shkoja në xhami dhe fillova të mësoja dhe gjëra interesante, mbi zotin, mbi krijuesin, mbi botën e përtejme, më pëlqente shumë dhe vazhdoj ta pëlqej.

Ka qene dhe familja, babai im shkonte shpesh. Unë kam pasur shumë qejf të shkoja në kurse këndimi, por im atë nuk më ka lënë kurrë të hyja në Shtëpinë e Pionerëve. Babai nuk më lejonte, thoshte jo, sepse thyen këmbët. Më pas, ne jemi mysliman si familje dhe u drejtuam drejt xhamisë kur u hapën objektet e kultit. Mua më pëlqeu shumë dhe vazhdova shkollën. Kjo ka qene historia”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!