Dëshira e veçantë, Angelino: Ëndërroj të luaj me Deportivo La Coruna

schedule22:39 - 19 Nëntor, 2020

schedule 22:39 - 19 Nëntor, 2020

Angelino luan si mbrojtës i majtë, kartonin e tij e zotëron Manchester City dhe në janar u transferua te Leipzig, ekip me të cilin do të luajë deri në verën e vitit 2021. Shumë shpejt është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës gjermane, teksa këtë sezon është shfaqur edhe si goleador.

23-vjeçari ka shënuar tre gola në kampionat dhe dy në Champions League. Ndërkohë që të gjithë lojtarët shpresojnë të luajnë me klube të mëdha, Angelino, i cili ka lindur në Coristanco, provincë e Galicisë, ka një tjetër ëndërr.

Shumë më pyesin nëse ëndrra ime është të luaj një ditë me kombëtaren e Spanjës, por unë ëndërroj të luaj me Deportivo La Coruna. Kjo është dëshira ime e madhe.

Deportivo është gjithmonë pjesë e mendimeve të mia, ëndërroj që i vogël të luaj me këtë ekip dhe shpresoj që ta realizoj në vitet e ardhshme“, deklaron lojtari iberik për AS.

Deportivo La Coruna është një nga ekipet më të njohura të futbollit spanjoll, por vitet e fundit kanë qenë problematike dhe skuadra galiciane ka rënë në divizionin e dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!