Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të pranojë asnjë normë të re të diktuar nga pandemia e koronavirusit.
Rikthimi i fushatës të shtunën është një provë e kësaj. Ngjarja në Oklahoma, do të jetë një moment i jashtëzakonshëm, madje me një presidencë që shpesh nuk ka qënë e besueshme, shkruan CNN.
Në fakt, do të jetë një nga, ose ndoshta ngjarje e parë e një pjesëmarrje masive në botë në kaq muaj. Turma pritet të jetë prej 20,000 personash, me njërëz që sigurisht nuk respektojnë distancën sociale.
Ai po vazhdon të përhapë dezinformata në lidhje me virusin dhe gjendjen e testimeve në SHBA. Duke injoruar informacionet e zyrtarëve kryesorë të shëndetësisë qeveritare dhe duke mos dëgjuar këshillat e qeverisë së tij për të përdorur maskë , Trump po ul gjithashtu seriozitetin e një virusi që ende po vret mijëra amerikanë çdo javë, raporton abcnews.al
Qëndrimi i tij përkon me lodhjen e popullit nga karantina.
Por ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se qëndrimi i Presidentit po zvogëlon përpjekjet mbarëkombëtare për të luftuar sëmundjen, dhe mund të kushtojë jetë dhe të shkaktojë edhe më shumë dëme ekonomike. Sipas një studimi nga Instituti i Shëndetësissë dhe Vlerësimi në Universitetin e Uashington të hënën parashikoi më shumë se 201,000 viktima të lidhura me Covid-19 në SH.B.A. deri në 1 Tetor. Projeksioni parashikon një rritje të vdekjeve të përditshme në shtator dhe tetor, raporton abcnews.al
Trump të hënën sugjeroi që sëmundja ishte tashmë një kërcënim i venitur duke kundërshtuar hapur shkencën dhe logjikën.
“Nëse nuk testoni, nuk do të keni ndonjë rast,” tha ai.
“Nëse do të ndalonim së testuari tani, do të kishim shumë pak raste, nëse ka. Por ne testojmë shumë,” tha Trump.
Virusi nuk është larguar
Ndërsa Trump është i gatshëm të vazhdojë më tej, virusi – megjithëse mund të jetë ngadalësuar nuk është larguar. Në shenjë të muajve të vigjilencës së shtuar që janë përpara, autoritetet në Pekin të cilët kishin menduar se kishin nën kontroll përhapjen e koronavirusit i cili më pas u përhap në të gjithë botën, po lufton për të përmbajtur një shpërthim në kryeqytetin kinez që kërcënon të sjellë një valë të dytë të virusit.
Por Trump po tregon se normaliteti është shumë afër, pavarësisht paralajmërimëve të një prej ekspertëve të tij të qeverisë, Dr. Anthony Fauci, i cili deklaroi se normaliteti mund të jetë një vit larg, raporton abcnews.al
Përkundër kërkesave nga autoritetet shëndetësore në Oklahoma për të shtyrë fushatën e tij të ardhshme për të shmangur përhapjen e koronavirusit , Presidenti po bën të kundërtën – duke folur për organizimin e një mitingu të dytë masiv në ambiente të mbyllura .
Trump tha se do të masë temperaturat e personave dhe do të ofrojë maska dhe dezinfektues. Por mijëra njerëz kanë vendosur të grumbullohen së bashku për orë të tëra në kushte që janë ideale për përhapjen e virusit.
Lara Trump, e cila shërben si këshilltare e lartë e fushatës tha se ekipi i saj nuk do t’i detyrojë njerëzit të përdorin maska në tubim dhe akuzoi kritikët për hipokrizi pas protestave në shkallë të gjerë në të gjithë vendin për shkak të vdekjes së George Floyd – për të cilën disa ekspertë të shëndetit gjithashtu kanë frikë se mund të kenë përhapur koronavirusin.
“Të gjithë kanë një zgjedhje. Askush nuk është i detyruar të marrë pjesë të në këtë tubim.
Tubimi politik duket mund të ringjallë fushatën e Trump, me siguri do ta bëjë Presidentin të ndihet më mirë dhe do të mund të rritë presionin ndaj kandidatit demokrat, Joe Biden, që të jetë më i guximshëm me fushatën e tij. Por mitingu mund të vinte edhe me kontekstin vdekjeprurës. Pra, nuk është për t’u habitur që është në pyetje ndjenja e përgjegjësisë së Presidentit dhe gatishmëria e tij për të sakrifikuar shëndetin e mbështetësve të tij për të çuar më tej qëllimet e tij politike, raporton abcnews.al
“Oklahoma ia ka dalë shumë mirë deri tani, unë sapo fola me guvernatorin, ai është shumë i emocionuar për këtë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
“Oklahoma ka pasur një numër shumë të ulët të rasteve,” tha ai. “Ata kanë bërë punë vërtet fantastike.”
Presidenti nuk ka gabuar kur deklaroi se Oklahoma, si shumë shtete perëndimore, nuk është goditur shumë nga pandemia, si disa qytete dhe shtete më të populluara në bregdet. Por kurba e infeksionit të shtetit ka ardhur duke u rritur ditët e fundit dhe të premten regjistroi pikun e saj të madh ditor në numrin e rasteve me Covid-19, duke bërë që drejtori i departamentit të shëndetit të Tulsa të deklaronte se Trump duhet të shtynte mitingun.
“Duhet bërë akoma edhe më shumë”
Ndërsa kërkojnë të justifikojnë tubimin e së shtunës, Trump dhe ndihmësit e tij më të mirë kanë treguar se Oklahama e ka përballuar shumë mirë përhapjen e koronavirusit. “Ata rrafshuan kurbën,” u tha nënpresident Mike Pence gazetarëve.
Pence la një përshtypje se më e keqja nga stuhia Covid-19 ka kaluar duke thënë se ka pasur “më pak se 400” vdekje nga virusi në mbarë vendin të dielën, raporton abcnews.al
Pretendimi i Pence që Oklahoma e ka rrafshuar kurbën nuk mbështetet nga të dhënat e mbledhura nga CNN dhe bazuar në analizat e Universitetit Johns Hopkins që tregojnë një normë në rritje të vazhdueshme të infeksionit në shtet gjatë dy javëve të fundit.
Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo , një demokrat, po paralajmëron se ai do të rivendosë kufizimet nëse njerëzit shkelin rregullat.
“Nëse ne nuk duam të përfundojmë me qindra mijëra amerikanë të vdekur dhe nëse nuk duam të përfundojmë me një ekonomi të shkatërruar, ka shumë që duhet të bëjmë,” thotë Dr Ashish Jha, një profesor i shëndetësisë globale në Universitetin Harvard.
Duhet të bëjmë thirrje për testime dhe gjurmë të kontaktit, distancim shoqëror dhe përdorimin e maskave të fytyrës – një hap që Trump nuk pranon ta realizojë.
‘Jeta nuk është më piknik’
Lajmet nuk janë të gjitha dekurajuese. Vdekjet nga koronavirusi aktualisht po bien, duke përfshirë zona të goditura siç janë New York, New Jersey dhe zonat metropolitane rreth Washington, DC. Ka arsye për të shpresuar se me përdorimin e maskave, distancimin shoqëror dhe duke shmangur turmat e mëdha, vendi mund të gjente një mënyrë të mesme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin dhe të rihapte ekonominë ndërsa njerëzit duhet të mësohen më normalitetin e ri, raporton abcnews.al
William Haseltine, kryetari dhe presidenti i ACCESS Health International, tha të hënën se amerikanët duhet të kujtojnë kohën para avancimit të mjekësisë, kur jeta ishte shumë më e pasigurt por që vendi përsëri ndërtoi qytetet e tij të mëdha, hekurudhat dhe luftoi në Luftën e Dytë Botërore .
“Shoqëria funksionon por funksionon ndryshe. Funksionon me një vetëdije të mprehtë se jetojmë në një moment të privilegjuar që çdo kohë do përfundojë. Dhe ky është një ndryshim thelbësor në mënyrën se si njerëzit duhet ta shikojnë jetën. Jeta nuk është më një piknik,” tha Haseltine për CNN.
“Unë u bëj thirrje të gjithëve të mendojnë për rreziqet që ata ndërrmarrin vetë, familjen e tyre dhe të gjithë atyre që sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke mos ndjekur rekomandimet e përdorimit së maskave dhe distancimit shoqëror. Është një realitet i ri që ne duhet të përshtatemi, mbijetojmë, por duhet të akomodohemi “, shtoi ai.
Këto janë këshillat që duhet të japi një president për popullin amerikan, në vend që të mohojë realitetin e një krize që po kërcënon të vrasi dhjetëra qytetarë./abcneww.al