Më në fund tifozët e Liverpool besojnë tek titulli kampion. Pas 29 sezonesh të mbyllura pa trofe, ky duket se është viti i duhur për të fituar Premier League. Ecuria e “The Reds” ka qenë mahnitëse këtë sezon, ku pas 25 ndeshjesh të besuarit e Klopp kanë blinduar vendin e parë me 73 pikë.
Disa javë më parë tifozët nisën një nismë për të rikthyer në javën e fundit në ekip ish kapitenin, Steven Gerrard. Madje ultrasit e çuan dhe më tej nismën, duke mbledhur firma që anglezi të ngrejë trofeun e munguar. Ditën e sotme ka reaguar për herë të parë klubi, ku ka qenë drejtori i përgjithshëm që ka shpjeguar situatën.
“Ne te gjithë e duam Steve G. Ai tani po drejton me sukses Rangers dhe jam shumë i lumtur për të. Por që ai të rikthehet te ne për të luajtur në ndeshjen e fundit, nuk mund të ndodhë. E vetmja mundësi që ai mund të vijë është që ne të heqim një lojtar nga listë. Më thoni ju a mund ta bëjmë dot një gjë të tillë. Harmonia në dhomat e zhveshjes është shumë e rëndësishme dhe ne nuk duam ta prishim dhe jam i sigurt se dhe Gerrard e di shumë mirë këtë,” deklaron CEO i Liverpool,Peter Moore. /abcnews.al