Alfredo Lapadula luajti me Milanin në sezonin 2016-2017 dhe ia doli të shënonte 8 gola. 30-vjeçari u transferua te Lecce verën e kaluar dhe po ndihmon skuadrën jugore të qëndrojë në Serie A me golat e tij (ka shënuar 7 gola deri tani). Në një prononcim për Gianlucadimarzio, Lapadula i rikthehet aventurës së shkurtër me kuqezinjtë dhe zbulon prapaskenat e kalimit te skuadra e “Djallit”.
“Isha pjesë e Teramos në Serie C dhe një vit më pas agjenti im më tregoi se shumë klube po interesoheshin për mua. Isha gati të shkoja te Genoa, por presidenti Sebastiani bllokoi gjithçka. ‘Më ka telefonuar Berlusconi dhe brenda 24 orëve të do te Milani’, më tha. Pranova menjëherë sapo dëgjova emrin Milan.
Nuk i besoj mallkimit të numrit 9. Është e kotë të nënvizosh peshën e asaj fanelle. Kur luan me Milanin, çdo fanellë peshon shumë, pavarësisht numrit që mban mbi shpinë. Jam i sigurt për diçka, do të paguaja nga xhepi im për t’u kthyer te Milani dhe për të veshur fanellën me numrin 9“, deklaron sulmuesi italian. /abcnews.al