“Desh më përdhunuan, policia nuk u lejua të futej”: Kika reagon me akuza ndaj gazetarëve pas deklaratave të Pllanës

schedule10:14 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 8 Shkurt, 2021

Akuzat e rënda të Qëndrim Pllanës, Kika shpërndan mesazhin ku akuzohen e shahen gazetarët

Pak ditë më parë, në një intervistë për T7 në Kosovë, ish-pjesëmarrësi i spektaklit “It’s My Love”, Qëndrim Pllana akuzoi autorin e këtij spektakli Kreshnik Hysaj i njohur si Kika për dhunë dhe tentativë përdhunimi gjatë qendrimit në kompleksin “Fafa” në Golem të Kavajës.

Ai tha se gjithçka ka ndodhur teksa ishin në një vizitë së bashku me stafin e emisionit në Shqipëri.

Në një reagim për T7, Kika i mohoi këto akuza duke dhënë versionin e tij të ngjarjes, por nuk është mjaftuar me kaq duke nxjerrë në Instagram një postim ku shahen gazetarët.

Lexo edhe: Shqiptari shkoi për të gjetur dashurinë në emision: Me rrahën dhe donin të më përdhunonin

Ai e ka publikuar një mesazh të një gruaje që ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve.

“Flm Vjollca” ka shkruar Kika derisa ka publikuar mesazhin.

Lexo edhe: Tentuan ta përdhunonin, i riu: Hoteli “Fafa” s’lejoi policinë, kisha frika se do të më mbysnin

Pllana tha dy ditë më parë se ishte dhunuar nga stafi i emisionit “It’s My Love” me në krye Kikën duke theksuar se tentuan edhe ta përdhunonin. Sipas Pllanës, ai thirri policinë por stafi i kompleksit “Fafa” nuk e lejuan që të futej në ambientet e hotelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!