Deschamps qan rastet e humbura: Duhet të kishim shënuar më shumë gola

schedule17:57 - 19 Qershor, 2021

schedule 17:57 - 19 Qershor, 2021

Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Hungarisë. Një hap fals për “Gjelat” e Didier Deschamps, të cilët e luajnë ndeshjen e fundit në grupin F me Portugalinë. Gjithsesi, kampionët e botës kanë 4 pikë dhe kualifikimi është afër.

Trajneri Deschamps analizoi për mediat barazimin në Budapest, teksa thekson se djemtë e tij mund të ishin paraqitur shumë më mirë. “Duhet të kishim luajtur me vendosmëri më të madhe, duhet ta përballonim ndeshjen në një tjetër mënyrë.

Krijuam disa raste të bukura për gol, sidomos në pjesën e parë. Kishim mundësi dhe duhet të kishim shënuar. Krijuam të tjera raste, por nuk mjaftuan për të marrë tre pikët“, deklaroi trajneri Deschamps. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!