Deschamps mungon në hedhjen e shortit: Nuk është me kënaqësi, mjekët më kanë rekomanduar disa ditë pushimi

schedule22:36 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 22:36 - 1 Dhjetor, 2023

Padyshim, një nga mungesat më kryesore, në shortin e fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, që do të hidhet pasditen e së shtunës, në orën 18:00, në Hamburg do të jetë, trajneri i “Gjelave” francezë, Didier Deschamps, me këtë të fundit, që të martën i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ai kishte ndjerë dhimbje në shpinë prej disa javësh dhe pas disa vizitave i ishte këshilluar që të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Këtë të premte, Deschamps ka njoftuar dhe mungesën e tij, në shortin e nesërm, teksa është shprehur se është i detyruar të mungojë, pasi mjekët e kanë “urdhëruar” të bëjë disa ditë pushim.

“Nuk është me kënaqësi që heq dorë nga pjesëmarrja në short. Është gjithmonë një moment kënaqësie, gjatë të cilit kam shumë kënaqësi të flas sidomos me kolegët e mi. Por më kanë udhëzuar që të respektoj disa ditë pushimi.

Padyshim do të ndjek shortin me shumë vëmendje në televizion. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjitha skuadrat e kualifikuara. Sapo të njohim grupin, do të zgjedhim vendin e grumbullimit dhe të nisim të studiojmë në detaje lojën e kundërshtarëve tanë të ardhshëm, edhe pse në përgjithësi i njohim të gjithë mirë”,- u shpreh tekniku, i cili nxorri Francën, kampione të Botës, në Botërorin e vitit 2018, që u zhvillua në Rusi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!