Ibrahima Konate do të startojë për Francën të martën, kur Blutë do të përballen me Australinë në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.
Sipas medias franceze RMC, Didier Deschamps po përgatitet për një formacion 4-2-3-1, ndërsa Konate do të luajë së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij në RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Rafael Varane është ende duke u rikuperuar nga lëndimi, prandaj Konate u bë zgjedhja e parë për trajnerin e francezëve.
Jules Kundet, Benjamin Pavard, Theo Hernandez, Benoît Badiashile dhe William Saliba gjithashtu mund të luajnë në këtë pozicion, por Konate duket se ka mundur t’i mposht ata në rradhë.
Duke marrë parasysh faktin se ai kishte bërë vetëm dy paraqitje më parë për kombëtaren franceze, kjo është një shenjë e madhe e besimit të Deschamps te Konata. /G.D abcnews.al/