Gjatë konferencës së sotme për shtyp, në prag të finales me Argjentinën, trajneri i Francës, Didier Deschamps foli për të ardhmen e tij dhe mbi performancën e Kylian Mbappe këtë Botëror.
“Kombëtarja franceze është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Përveç se si lojtar unë kam privilegjin ta di dhe si trajner. Jam shumë shumë i lumtur në këtë pozicion. Me e rëndësishmja nuk kam qënë asnjëherë unë, por Franca. Ti je mbi gjithçka, unë jam nën shërbimin tënd dhe jam akoma këtu për ndeshjen e nesërme. Ajo që kam në mendje është ndeshja e nesërme.
Mbappé? Kur duhet të flasë, ai flet. Ndonjëherë ai foli. Kylian ka nevojë për qetësi, qetësi. Ai është i përqendruar në fushë, në atë që duhet të bëjë Ai është në gjendje të shkëlqyer shpirtërore, nuk dua t’ia prish qetësinë e tij.”,- u shpreh në fjalët e tij tekniku Deschamps.