Dervishi në “Ballkan” tregon arsyet se pse diktatura Hoxhiste i trajtoi ashpër shqiptarët e Kosovës

schedule18:26 - 25 Nëntor, 2022

schedule 18:26 - 25 Nëntor, 2022

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur për arsyet se pse gjatë diktaturës shqiptarët e Kosovës u keqtrajtuan nga regjimi i kohës.

Dervishi tha se anti-shqiptaria ndaj qytetarëve të Kosovës nisi që me themelimin e Partisë Komuniste në Shqipëri, ku themeluesit e vërtetë ishin dy njerëzit e Titos, Mugosha dhe Popiviç.

Ai tha se edhe gjatë luftës por edhe pas saj ishin ata që e drejtonin politikën, deri ditën kur Shqipëria prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Sipas tij jo vetëm gjatë diktaturës por edhe sot Shqipëria ka bërë vetëm propagandë për Kosovën dhe asgjë më shumë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Një pjesë e familjes së Boletinëve erdhën në Shqipëri në periudhën e Zogut dhe gjatë luftës, por përvoja e tyre në Shqipëri nuk është se ishte e mirë gjatë diktaturës. A ka një shpjegim racional se pse pushteti i asaj kohe duhet të ishte kaq i ashpër dhe kaq anti-shqiptar ndaj shqiptarëve të Kosovës?

Dervishi: Filloi me komunistët, pasi ata që në themelimin e partisë këtë ua mundësuan dy komunistë jugosllavë Mugosha dhe Popoviçi, u diktua themelimi i partisë dhe më mbrapa diktuar të gjithë luftën. Pavarësisht se historianët shqiptarë një pjesë e madhe kanë qenë me prirje se luftën e bënë shqiptarët dhe Enver Hoxha, në majë të luftës kanë qenë ata. Thyerja më e madhe ka qenë marrëveshja e Mukjes, ku u përzunë nacionalistët. Komunistët e kontrolluar nga dy njerëzit e Titos filluan luftën civile për të marrë pushtetit, këtë e pranoi dhe Hoxha. Problemi më i madh me ardhjen në pushtet, kontrolli i Jugosllavisë ishte edhe më i fortë, për pak u bashkuam me atë. Ishte një bukë e thyer midis popullit, mbetëm po ashtu, ata mbetën në qëllimet e tyre të përfshin edhe Shqipërinë në Jugosllavi, nuk e arritën dot për arsye rastësore. Fatmirësisht në 48-n u ndamë me ta. Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria bëri diçka për Kosovë, bëmë vetëm propagandë. Nëse bëjmë lidhje me realitetin unë shoh këtë gjë, harxhohet shumë energji Ballkani i hapur dhe këto teori të mëdha.

/Abcnews.al/