Derrat e egër pushtojnë rrugët e qyteteve italiane, shkaktojnë 1 aksident çdo dy ditë

schedule15:53 - 11 Tetor, 2021

schedule 15:53 - 11 Tetor, 2021

16 viktima dhe më shumë se 200 të plagosur është bilanci i 2020-ës në Itali si pasojë e numrit të madh të derrave të egër që kanë pushtuar rrugët e qyteteve, sidomos në Romë.  Situata përbën rrezik për jetën e njerëzve. Kafshët të cilët janë shtuar në numër sidomos gjatë mbylljes së vendit, shkaktojnë një aksident çdo dy ditë.

Sipas të dhënave të konfirmuara ekzemplarët janë gati 2 milion, ndërkohë që një italian i rritur në katër – pra 26%, pranon se është përballur me një derr të egër të paktën një herë.  Me rrugët e boshatisura kafshët kërkonin ushqim kudo dhe në rrugë e hapësira qytetesh ku nuk kishin qenë ndonjëherë.

Por tashmë që qytetet i janë rikthyer ritmeve normale, aksidentet rrugore të shkaktuara nga këto kafshë, janë gjithnjë e më të shpeshta. Aksidentet rrugore janë vetëm një nga efektet e rritjes së pakontrolluar të numrit të kafshëve: dëmet materiale konsiderohen deri në 200 milion euro në fshatra pa llogaritur rreziqet për ekuilibrat natyrorë dhe mundësinë e përhapjes së gripit të derrit./abcnews.al