Derrat e egër “festë” në arat e mbjella në Librazhd, banorët u bien llamarinave për t’i trembur

schedule15:22 - 24 Tetor, 2021

schedule 15:22 - 24 Tetor, 2021

Nga Agim Blloshmi

“Unë tërë natës i bie kësaj llamarine që të largohen arinjtë dhe derrat. Një ditë erdhën 5-6 derra isha vetëm në shtëpi i rashë kësaj po nuk i largova dot”.

Rrinë pa gjumë për të mbrojtur shpendët dhe mbjellat nga kafshët e egra. Banorët e fshatit Dorëz në Librazhd janë të shqetësuar pasi ato pak prodhime që marrin janë dëmtuar. Agim Shalja është nga më të dëmtuarit.

“Misrin na e kanë dëmtuar. Në pak tokë mbjellim. Dhelpra na dëmton pulat dhe huta skifteri”.

“Ka vite që na dëmtojnë shumë ariu ujku dhelpra. Më kanë dëmtuar shumë misrin tani se unë 2 ha të mbjella kam. I kam bërë shumë shërbime parcelës jo vetëm mua dhe të tjerët”.

Këta banorë kërkojnë dëmshpërblim pasi zona e tyre është e mbrojtur dhe nuk mund të vrasin kafshët.

Eksperti i Administrimit të zonave të mbrojtura, Mitat Biçaku u takua me banorët dhe gjetën një zgjidhje provizore.

“Vendosëm një kamera për të parë fluksin e kafshëve që afrohen në fshat do ta monitorojmë për një muaj.  dhe për evidentuar dëmet që ju bëhen banorëve. Këtë shqetësim e kanë dhe fshatrat e tjerë që janë pjesë e parku të Shebenikut. Banorët janë të interesuar të mbrojnë e kafshët por dhe prodhimet e tyre”.

Eksperti thotë se qeveria duhet të ketë një fond që të dëmshpërblejë banorët që kanë këto probleme. /Abcnews.al