Derra dhe dajallarë!

schedule09:47 - 8 Korrik, 2022

schedule 09:47 - 8 Korrik, 2022

Protesta e djeshme ishte ngjarja më e vlefshme që mund t’i ndodhte vendit në këto kohë kaq të vështira! Politika kishte nevojë për një shkundje siç ka nevojë Tirana për shiun që do të bjerë sot!

Megjithatë, shumica e shqiptarëve, ku edhe unë bëj pjesë, nuk janë as entuziastë dhe as të keqardhur nga çfarë u pa e u tha në këtë protestë. Ne kemi vite që endemi midis një tuneli me dy hyrje të betonuara:

  1. Pushteti i Ramës po na merr frymën!
  2. Përsëri Berishën dhe Metën do sjellim në pushtet?!

Kjo endje në këtë tunel ka vetëm një ‘çarje vertikale’; ikjen nga ky vend!

Për ne që s’mundemi apo nuk duam ta lëmë Shqipërinë, ka vetëm dy mundësi;

  1. Të bëjnë ç’të duan, unë do të shoh vetëm hallet e mia, ose:
  2. Të mbështesim një palë politike kundër tjetrës!

Shumë nga ne, ndodhen në situatën e atij lundërtarit që i ra zjarr në varkë dhe në momentin që bëhet gati të hidhet, sheh në det një peshkaqen!

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar që në majë të politikës nuk përfundojnë më të mirët, por më të zotët për të bindur shumicën që ata janë të duhurit. Mund të mos i duam, mund të mos i durojmë dot, mund të mos i shohim dot me sy, por një derri duhet t’i themi dajë; atij derri që garanton dhe kryen zgjedhje pak më të lira se derri tjetër, që në fund të ditës të kemi një arsye për ta vënë shpirtin sadopak në paqe duke i thënë vetes “ky ishte vullneti të shumicës, duroje ose largohu”!

Ka edhe një rrugë tjetër; hidhu në mejdan të politikës dhe merr vota për të qeverisur ti, jo derrat. E bën dot?! Unë jo./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!