Dermatologia paralajmëron: Mos spërkatni parfum në këtë pjesë të trupit, mund të shkaktojë sëmundje

schedule13:50 - 1 Nëntor, 2022

schedule 13:50 - 1 Nëntor, 2022

Dr. Agnjeshka Bližanovska, dermatologe nga Varshava, shpjegon se cilat vende në trup nuk duhet të spërkaten kurrë me parfum. Kjo mund të shkaktojë një sëmundje që është shumë e vështirë për t’u trajtuar. Ndërkohë, pothuajse të gjithë ne e bëjmë këtë.

Dr. Bližanovska ka përgatitur disa video për ndjekësit e saj me titull “çfarë nuk bën një dermatolog”. Mes tyre ishte edhe një video për përdorimin e duhur të parfumit. Dermatologët paralajmërojnë kundër spërkatjes direkt në lëkurë, veçanërisht rreth qafës dhe gushës. Arsyeja është mundësia e zhvillimit të poikilodermës, e cila manifestohet në prani të ndryshimeve karakteristike, shumë të shëmtuara të ngjyrave, nga e kuqja në kafe.

@arbritaa Open the door please – Hape deren ❤️ #fyyy #fyp #foryou #fürdich #fypシ #viral #goviral #love #albania #shqiptar #shqipetntiktok #shqipet #shqip #world ♬ suono originale – ⚽️??


Ndërsa, Chanel Rosa, një dermatologe në Ellipse Beauty Clinic shpjegon se kjo mund të ndodhë edhe kur ne spërkasim veten me parfum dhe më pas e ekspozojmë lëkurën tonë në rrezet e diellit.

Spërkatja e parfumit në gjoks dhe qafë dhe dalja direkt në diell mund të shkaktojë një sëmundje të lëkurës të quajtur poikiloderma… Është një njollë e kuqe rreth qafës dhe gjoksit të shkaktuar nga rrezet UV”, thotë doktoresha në një intervistë për një të përditshme britanike.

Gjithashtu, mos aplikoni pas rruajtjes në lëkurën tuaj, gjë që mund të ketë një efekt të ngjashëm. Nëse planifikoni të qëndroni në diell, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kundër diellit. Në higjienën e përditshme ia vlen të përdorni kremra hidratues dhe serum antioksidues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!