Virusi më i ri që ka vendosur në gjendje alarmi mbarë botën, lija e majmunëve sipas virologëve ka evoluar shumë më shumë sesa mendohej më parë. Sipas një studimit të fundit nga shkencëtarët portugezë, lloji që qarkullon aktualisht është shumë i ngjashëm me atë që u shfaq në Britani katër vite më parë, shkruan Daily Mail.
Virologët kanë gjurmuar evolucionin e lisë së majmunëve, kanë bërë me dije se mostrat e marra nga një pjesë e vogël e pacientëve të prekur, tregojnë se ekzistojnë tashme 50 mutacione të këtij virusi.
Studiuesit pretendojnë se kjo shifër është “shumë më shumë se sa mund të pritej. Ata gjithashtu paralajmërojnë një evolucion të lisë së majmunëve, njëjtë si me Omicron.
Ndërkohë, prodhuesi i vaksinës së lisë, e cila është gjithashtu efektive kundër lisë së majmunëve, vitin e kaluar paralajmëroi se shpërthimet po bëheshin më të shpeshta, ndoshta për shkak të rritjes së transmetimit nga njeriu te njeriu.
Lexo edhe: Pyetje-përgjigje: Si përhapet lija e majmunëve dhe sa të rrezikuar jemi
Megjithatë, ekspertët janë ende duke analizuar gjenomin e lisë së majmunit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tha nuk ka asnjë shenjë se virusi ka prodhuar mutacione.
Por, pavarësisht kësaj, shtatëmbëdhjetë vende janë prekur nga virusi këtë muaj në një shpërthim të paprecedentë global, duke shkaktuar shqetësime se ai mund të ketë mësuar të përhapet më lehtë mes njerëzve.
Lija e majmunëve u identifikua për herë të parë te majmunët që përdoreshin për hulumtime (makakët) në Danimarkë në vitin 1958 . Megjithatë, majmunët nuk duket se janë nikoqirët natyrorë të virusit. Më shpesh është raportuar tek minjtë dhe ketrat. Rasti i parë te njerëzit u regjistrua në vitet 1970 në Republikën Demokratike të Kongos .
Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë ka qenë rreth 3% deri në 6% . Virusi i lisë së majmunit të Afrikës Perëndimore konsiderohet të jetë më i butë se ai i Afrikës Qendrore. Lija e majmunëve ka tendencë të shkaktojë sëmundje më serioze te njerëzit me imunitet të dobët– si ata që i nënshtrohen kimioterapisë dhe fëmijët.
Deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë nga lija e majmunëve në shpërthimin aktual në mbarë botën, por një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar është në kujdes intensiv.
/abcnews.al