Deri në 3 kg një bistak rrush, fermerët e Libofshës nisin vjeljen: Nuk e shmangëm dot rritjen e çmimit

schedule14:09 - 4 Qershor, 2022

schedule 14:09 - 4 Qershor, 2022

Që prej datës 25 majit vreshtarët e Libofshës kanë nisur vjeljen e këtij kultivari, duke  shënuat kështu sezonin e vjeljes së rrushit të tavolinës. Romeo është fermeri i parë në fshatin Gogolas të Libofshes që po vjel rrushin në serën e tij. Ai tregon se ky varietet preferohet shumë nga shqiptarët e Kosovës.

Rrushi i serave, i varieteteve të ndryshme, dallon për shijen e veçantë, por edhe madhësinë e bistakut së rrushit, i cili shkon deri në 3 kg. Edhe ky frut nuk i shpëtoi rritjes së çmimeve. Kjo sipas Romeos vjen për shkak të disa faktorëve.

Libofsha numëron 37 hektarë me vreshta sere ku kultivohet rrush tavoline. Fitimet  kanë bërë që vit pas viti, fermerët të shtojnë sipërfaqet me sera në tokat e tyre bujqësore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!