Deri në 2500 euro në muaj, Zvicra votoi për rritjen e pensioneve

schedule08:38 - 4 Mars, 2024

schedule 08:38 - 4 Mars, 2024

Votuesit zviceranë i kanë dhënë vetes një muaj pension shtesë çdo vit, në një referendum mbarëkombëtar që e kishte fokusin te standardet e jetesës për të moshuarit.

Qeveria e kishte kundërshtuar këtë referendum me pretendimin se rritja e pagesave do të ishte shumë e shtrenjtë për t’u përballuar.

Por pothuajse 60% e votuesve thanë ‘po’ në sondazhin e së dielës. Në pyetjen e dytë të këtij referendumi 75% e tyre kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 66.

Pensioni maksimal mujor shtetëror është 2,550 €, por shumë të moshuar shprehen se kjo shifër nuk mjafton sidomos në qytetet kryesore si Zyrihu dhe Gjeneva, të cilat kanë kostot më të larta të jetesës në botë.

Primet e sigurimit shëndetësor, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë, janë rritur me shpejtësi dhe të moshuarit ndonjëherë kanë vështirësi t’i paguajnë ato.

Gratë që mund të kenë pasur pushime nga puna për të krijuar një familje dhe emigrantët e rekrutuar dekada më parë për të punuar në fabrika, restorante ose spitale zvicerane, mund ta kenë veçanërisht të vështirë për të përballuar jetesën.

Propozimi për rritjen e pensioneve erdhi nga sindikatat, por u kundërshtua nga qeveria zvicerane, parlamenti dhe drejtuesit e biznesit, të cilët argumentuan se ishte e papërballueshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!