Deri në 1.2 mln lekë, zbulohen pagesat për komisionerët në zgjedhjet e 14 majit

schedule15:28 - 29 Nëntor, 2022

schedule 15:28 - 29 Nëntor, 2022

Ata që administrojnë zgjedhjet, e konsiderojnë së pari një shërbim ndaj partisë, dhe jo një punë. Por të gjithë komisionerët, pavarësisht se cila parti i propozon, paguhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas dokumenteve të këtij institucioni, komisionerët dhe numëruesit që do të angazhohen në 14 maj, do të shpërblehen me një vlerë financiare që varion nga 60 mijë lekë të vjetër në 1.2 milionë.

Masa e shpërblimi ndikohet nga funksioni.

Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet në vlerën 1.2 milionë lekë kur kanë nën administrim më shumë se 80 qendra votimi, 1 milionë lekë kur kanë në juridiksion 50 deri në 80 qendra votimi dhe  650 mijë lekë për KZAZ-të me më pak se 50  qendra votimi.

Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë.

Më pak do të paguhen komisionerët e qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit, pikërisht sepse ata angazhohen kryesisht vetëm 1 ditë.

Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën  dyzet mijë  lekë, ndërsa anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën  tridhjetë e pesë mijë lekë.  Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 60 mijë lekë të vjetër./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!