Deri më 10 tetor, Ronaldo do të duhet t’i përgjigjet akuzave për sjellje të papërshtatshme ndaj një tifozi

schedule16:38 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:38 - 30 Shtator, 2022

Gazetari i BBC Sport, Simon Stone, thotë se Cristiano Ronaldo ka kohë deri më 10 tetor për t’iu përgjigjur akuzave të EFA-s. Kujtojmë se pas një disfate zhgënjyese ndaj Evertonit më 9 prill, Ronaldo i ka thyer telefonin një tifozi të ri i acaruar, shkruan abcnews.al.

Ylli i Manchester United kërkoi falje publike në rrjetet sociale, dhe e ftoi viktimën të ndiqte ndeshjen në Old Trafford, por ftesa u refuzua.

Ronaldo u akuzua për shkelje të rregullave të Federatës së Futbollit dhe sjellje të papërshtatshme. Tani portugezi do të duhet t’i përgjigjet akuzave.

Fillimi i sezonit doli të ishte i vështirë për Cristianon, ai ende nuk mund të jetë në formë as në klub dhe as në ekipin kombëtar. Goli nga penalltia ndaj Sherifit në Europa League është ende i vetmi i shënuar nga portugezi. /G.D abcnews.al/