Vendi ynë u përfshi nga moti i keq fundjavën që lamë pas duke shkaktuar edhe dëme. Për të treguar mbi kushtet e motit në vijim, në studion e “ABC e mëngjesit” ishte metereologu Hakil Osmani.
Ai u shpreh se duke filluar nga dita e sotme pritet që të ketë kthjellime, ndërsa nga dita e nesërme pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave.
Sa i përket Ballkanit edhe Kosovës moti do të jetë i kthjellët, por edhe i ftohtë dhe vlerat do të jenë 2 apo 3 gradë më të ulëta se në tërritorin shqiptar.
Në zonat urbane ai thotë se nuk pritet të ketë reshje dëbore.
Gjithashtu ai theksoi se dita e djeshme ishte më problematike, por duke në ditët në vijim parametri i erës do të ulet edhe pse thekson se ky është një parametër i ndryshueshëm.
“I gjithë muaji dhjetor do të jetë i fohtë, por do të mbyllet i kthjellët”, tha Osmani.
/abcnews.al