Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dërgohet me urgjencë në spital aktori i njohur, si është gjendja e tij shëndetësore

schedule09:25 - 13 Prill, 2023

schedule 09:25 - 13 Prill, 2023

Jamie Foxx u dërgua me urgjencë në spital. Në një deklaratë, familja e aktorit të njohur në rrjetet sociale tha se 55-vjeçari ka pësuar një “komplikacion mjekësor” që ka bërë të nevojshme transferimin e tij në spital. Familja njoftoi gjithashtu se Fox është “në rrugën e shërimit”, por nuk zbuloi pse u dërgua në spital.

Burimet konfirmuan për TMZ se gjendja e Fox ishte vërtet mjaft serioze për të kërkuar shtrimin në spital. Për momentin janë bërë të ditura pak detaje dhe nuk dihet se cili ishte problemi me aktorin apo çfarë e çoi në spital. Pavarësisht deklaratave të familjes se gjendja e tij po përmirësohet, ende nuk dihet se kur do të mund të largohet nga spitali apo të kthehet në xhirime.

Fox ka qenë së fundmi në Atlanta, Georgia, ku po xhiron komedinë aksion ‘Back In Action’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!