Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Rusia përjashton mundësinë e bisedimeve me Kievin apo Perëndimin

schedule10:10 - 30 Janar, 2023

schedule 10:10 - 30 Janar, 2023

Meqenëse SHBA tani ka marrë vendimin për të dërguar tanke të rënda në Ukrainë, nuk ka kuptim që Moska të diskutojë me Kievin ose me ata që tërheqin fijet e qeverisë “kukull” ukrainase, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, transmetoi sot agjencia e lajmeve RIA.

Sipas Ryabkov, askush në Perëndim nuk ka ndërmarrë një iniciativë serioze për të zgjidhur krizën ukrainase. Gjermania konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejonte vendet e tjera të dërgonin tanket e tyre të prodhimit gjerman në Kiev.

Më herët, më 22 janar, presidenti ukrainas tha se beson se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë këtë vit nëse mbështetja ushtarake vazhdon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!