Dërgimi i mjekëve në Itali, Rama: Ishte ideja ime, kisha dëgjuar që kishin nevojë

schedule22:38 - 31 Mars, 2020

schedule 22:38 - 31 Mars, 2020

Këtë të martë, në një lidhje direkte me “Skype” në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte kryeministri i vendit, Edi Rama. Në bisedën e bërë gjatë lidhjes direkte është folur edhe për 30 mjekët e dërguar nga Shqipëria në Itali.

Kryeministri u shpreh se kishte dëgjuar nga një mik për ca struktura të reja spitalore që do hapeshin dhe se duheshin mjekë. Gjatë bisedës, kryeministri shpjegoi që fillimisht, bashkë me ministren e Shëndetësisë e testuan situatën, për reagime të mundshme, dhe pasi pa që reagimet ishin pozitive dhe pasi foli në telefon me Italinë dhe mori konfirmimin se edhe vetëm një mjek i vetëm do të ishte ndihmë, vendosën që t’i dërgonin mjekët.

Nano:

E prisnit bujën para se të bënit gjestin?

Rama:

“Kaq të madhe, jo!”

Ishte një gjest i bërë nga ju?

Rama:

Po, po u bë instiktivisht duke dëgjuar nga një mik lidhur me ca struktura të reja spitalore që do hapeshin por nuk kishin mjekë, infermierë, veç parave dhe instrumentave. Dhe, që mund të ishte mirë që të mendohej kjo gjë. Si fillim mu duk pak intimiduse si ide se thashë se mos thonë ja… Në fund të fundit në gjithë atë det të madh, një pikë ujë çfarë do ndryshojë. Pastaj fola me Ogertën dhe ajo më shpjegoi se i kemi mundësitë… Dhe pastaj i thashë ‘bej një test me kujdes që të mos hapet fjala se mendoja se mund të kishte reagim negativ..Ato historitë shqiptare që ndodnjë herë bëhen shkak për të paragjykuar. Pastaj Ogerta më tha pata një xhiro telefonatash dhe pashë që pëgjithësish reagimi ishte pozitiv…”

Rama u shpreh gjithashtu se e priste që dërgimi të bënte efekt, por jo këtë bujë që bëri. Më tej kreu i shtetit tha se nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë mesazhe, as për vitin e ri dhe as për fitore zgjedhjesh, sa ka pasur në italisht që pas dërgimit të mjekëve.

Për të treguar efektin e madh, për mirë, që ka pasur dërgimi i mjekëve në Itali, Rama tregon mesazhin që i kishte dërguar një mikja e tij.

Ai tregon:

“Një shoqe nga koha e Univeristetit që ka vajzën në Spanjë. Ishte e mrekulluar nga vajza e cila e kishte marrë ne celular dhe i kishte thënë  mami shkova sot në kalse dhe ata u çuan të gjithë në këmbë dhe duartokisnin për veprimin që bënë shqiptarët.”

Po Salvini?

Rama:

“Nuk jemi takuar asnjë herë. Por jemi njohur dhe komunikojmë hera-herës me mesazhe.”

Çfarë mendoni për Salvinin?

“Ai së pari është një person goxh empatik. Këtë e thonë edhe të tjerë që e njohin. Unë nuk e njoh nga afër por ma kanë konfirmuar të tjerë që e njohin. Edhe është shumë xhentil. Nga ana tjetër mendoj që ai është forcë e natyrës dhe kush e merr në mënyrë lineare gabon. E vërteta është se për sa kohë Evropa nuk do të provojë të kundërtën, do të jetë shumë e vështirë që ai të sfidohet në atë aspekt.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!