Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Takimi do të mbahet në prën 13:00, raportojnë mediat në Kosovë. Pas Osmanit, zyrtari amerikan pritet të takohet dhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim. Chollet pritej të shkonte në Kosovë në muajin dhjetor por vizita u anulua për arsye familjare duke u shtyrë në Janar.
Një javë më parë, zyrtari amerikan foli për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. I pyetur për çështjen e Asociacionit, Chollet tha se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al