Derdhja e naftës në Mauritius, arrestohet kapiteni i anijes

schedule14:03 - 18 Gusht, 2020

schedule 14:03 - 18 Gusht, 2020

Kapiteni i anijes që derdhi qindra ton naftë në brigjet e Mauritius është arrestuar.

Sunil Kumar Nandeshwar, një 58-vjeçar indian, u akuzua për rrezikimin e lundrimit, tha policia. Ndërsa ai ende nuk ka komentuar.

Ngjarja ndodhi më 25 korrik ndërsa anija mbante 4.000 ton karburant, duke shkaktuar një emergjencë ekologjike.

Anija u nda në gjysmë, ndërsa rreth 90 ton karburant besohet të jetë në bord.

Një ekip ekspertësh nga Japonia do mbërrijnë në Mauritius të Mërkurën për të ndihmuar në pastrimin, tha ministria e jashtme e Japonisë.

Në fillim të këtij muaji, Kryeministri Mauritian Pravind Jugnauth shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!