Nesër në 21:00 Barcelona luan ndeshjen e radhës në La Liga. Përballë është Levante, një kundërshtar i rrezikshëm, duke marrë parasysh të shkuarën mes tyre. Përpara kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli trajneri i Barçës, Ronald Koeman.
Holandezi foli për situatën e vështirë që po kalon klubi, teksa tregoi edhe për cilin skuadër bën tifozeri sonte në derbin e Madridit.
GABIMET – “Është e nevojshme të përmirësohemi në mbrojtje. Nuk është se jam i fiksuar, sepse duke analizuar golat, vetëm tre janë produkt i lojës. Pjesa tjetër janë penallti ose goditje këndi dhe gabime individuale. Duhet të jemi më të përqendruar”.
PUIG – “Ai ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë nesër.
ATLETICO-REAL – “Gjëja e parë është të fitojmë lojën tonë. Nëse fitojmë, është më mirë që Atletico të humbasë, por unë nuk po mendoj shumë për të”.
MUNGESA E GOLAVE – “Na mungojnë disa gjëra sepse rezultatet nuk janë në nivelin tonë. Ka shumë mungesë përqendrimi sidomos në vendosje. Duhet të jeni më agresiv në momente të ndryshme. Ne jemi ata që krijojmë më shumë shanse, por kemi përqindje të ulët shënimi. Nëse i bashkojmë të dy këto elemente, shpjegohen ndeshjet e humbura”.
SITUATA E TIJ – “Jam mirë, komod, por jo i lumtur për ecurinë në kampionat. Po përpiqemi të përmirësohemi. Më pas varet se çfarë do të ndodhë në janar me presidentin e ri. Nuk kam nevojë që të më mbështesin mua, të mbështesin lojtarët. Unë jam përgjegjës dhe e marr përsipër”.
PRESIONI – “Ekipi ka mjaft personalitet dhe përvojë. Lojtarët duhet të hedhin hapin drejt fitoreve. Nuk besoj në psikologji dhe gjëra mendore. Nëse luan te Barça duhet të kapërcesh presionin”.
BESIMI I SKUADRËS – “Nëse nuk e shihja besimin e lojtarëve, nuk mund të punoja. Ndihem rehat, edhe nëse jam i shqetësuar. Ne përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat”.
VËSHTIRËSITË – “Jemi në një moment të vështirë në klubin, që shkon përtej sportit. Shoh ekipin që dëshiron të përmirësojë gjërat dhe ata e dinë se ku duhet të shkojmë. Duhet të kemi durim sepse brenda dy ditësh nuk mund të ndryshojmë atë që na mungon”.
PAKËNAQËSITË – “I kuptoj tifozët. Ata kanë fituar tituj dhe kanq qenë në krye për një kohë të gjatë dhe tani ata e shohin se si ne humbasim ndaj Getafe ose Cadiz. Situata është e komplikuar në klub dhe mund të ndryshojë në janar me presidentin e ri”, u shpreh Koeman. /abcnews.al