Derbi vendimtar i titullit të La Liga, në Spanjë i druhen trazirave në Espanyol-Barcelona

schedule19:16 - 11 Maj, 2023

schedule 19:16 - 11 Maj, 2023

Komisioni i përhershëm shtetëror në Spanjë kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport, e ka etiketuar derbin katalanas të fundjavës së ardhshme mes Espanyol dhe Barcelona si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Sfida e vlefshme për javën e 34-rt të La Liga do të jetë një duel vendimtar në fazën finale të sezonit, me Barça-n e drejtuar nga tekniku Xavi që do të shpallet kampione e Spanjës nëse ja del të fitojë ndaj Espanyol.

Nga ana tjetër edhe për Espanyol të drejtuar nga Luis Garcia do të jetë një duel vendimtar, duke qenë se skuadra lufton për të mos zbritur në kategorinë e dytë. Një fitore mund ta afrojë me mbijetesën, por një disfatë mund të jetë fatal për rënien nga elita e futbollit spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!