Derbi, trajneri Gega: Nuk luajmë për Tiranën, nuk mendoj festën

schedule16:50 - 11 Maj, 2019

schedule 16:50 - 11 Maj, 2019

Partizani nuk ka dëshirë të komentojë paragjykimet në vigjilje të duelit ndaj Tiranës. Trajneri Skënder Gega e quan ndeshjen, si një derbi normal, ndërsa nuk e ka problem se kur bëhet festa për titull.

Rikthehet në stol në momentin e duhur. Pezullimi nuk është më problem për Skënder Gegën, por trajnerin e Partizanit e shqetësojnë të tjera gjëra në vigjilje të duelit brenda kryeqytetit.

Jo vetëm mungesat e shumta dhe të rëndësishme, por edhe presioni nga një lëshim i mundshëm ndaj Tiranës.

Gega: “Paragjykimet nuk i kemi ne në dorë. Besoj se vetëm Zoti nuk paragjykohet sepse nuk është në tokë, pro të gjithë ne që jemi këtu ka hapësira për t’u paragjykuar. E rëndësishme është të jemi të ndërgjegjshëm me veten tonë. Jemi profesionistë dhe ju si gazetarë sportiv shikoni në Champions League në ndeshje shumë të rëndësishme në ligat e shumë shteteve shumë më të zhvilluara se ne ka raste që një ekip shpallet kampion humbet me një ekip që nuk është në nivelet e duhura”.

Tirana rrezikon Superligën, dhe Partizani mund ta ndihmojë.

Gega: “Tirana e di vetë dhe ka biznesin e vete. Ka pasur problematikat e saj dhe nuk është detyra jonë të analizojmë Tiranën. Ne jemi tek pjesa që na takon. Është gjë e madhe që tifozët nuk kanë humbur shpresat por këtë vit të paktën jemi munduar t’ia shpërblejmë dhe mendoj, uroj dhe shpresoj të gëzohemi të gjithë bashkë”.

A mendon Gega se ky do të jetë derbi më i vështirë?

Gega: “Ne kemi bërë tre derbi dhe kemi fituar dy herë dhe kemi marrë 7 pikë. Nuk besoj se është ndryshe vetëm se pritshmëria për ta mbyll sa më shpesh kampionatin. Ky është ndryshimi, asgjë tjetër. Tradita është mirë të vazhdojmë dhe për mua shumë e rëndësishme është të arrihet finalja, sepse finalja është ajo për të cilën kemi punuar gjatë gjithë kohës”.

Gega dhe lojtarët besojnë se dinë se tifozët po përgatisin festën, pasi në rast fitoreje, titulli bëhet i Partizanit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!