Nëse të dielën e gjithë vëmendja ishte te futbolli europian me supersfidat që rezervonte, sot në Shqipëri luhet derbi i kryeqytetit. Gjithë vëmendja e shqiptarëve është te kryendeshja e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, mes Tiranës dhe Partizanit, që do luhet në “Air Albania”, ora 19:45.
Një takim me rivalitet të madh si në fushë dhe në tribuna. Tirana-Partizani ndërvite kanë bërë historinë e futbollit shqiptarë me përballjet mes tyre, edhe në këtë ndeshje nuk do të jetë ndryshe.
Kur na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i kësaj ndeshjeje, trajnerët kanë dhënë edhe dorën e fundit të stërvitjeve, duke dhënë edhe këshillat për djemtë e tyre që priten të nisin titullarë në një ndeshje të rëndësishme si “Derbi i Kryeqytetit”.
Trajneri i bluve, Orges Shehi vjen si kryesues i kampionatit me moralin në maksimum, preferon të hedhë në fushë që nga minuta e parë një skuadër me skemën 4-3-2-1, që mund ti garantojë fitoren.
Nda ana tjetër trajneri i demave, Ilir Daja vjen pas rezultateve jo shumë pozitive, nuk ka provuar akoma shijen e fitores në këtë sezon dhe do tentojë maksimumin kundër rivalëve të Tiranës, për të arrit tek 3 pikëshi i parë në këtë sezon. Një fitore kundër rivalëve të përjetshëm do të shijonte më tepër edhe për motivimin e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme.
Më një shumicë mungesash, plot 4 të tilla në formacionin bazë, me Dajën që i është dashur të gjejë zëvendësuesit e Kaçes, Rrapaj, Cardozo, Cara, misioni fitore bëhet i vështirë. Mungesa që për teknikun e kuq peshojnë shumë.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Bekaj, Tosevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Najdovski, Totre , Limaj, Ngoo, Seferi. Trajner: Orges Shehi
Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Shehi, A. Marku, Mala, Murataj, H. Marku, Musta, Filipovic, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja
/f.a/abcnews.al