Derbi për Elseid Hysajn në Itali, Igli Tare i rikthehet pistës së vjetër

schedule13:40 - 25 Mars, 2021

schedule 13:40 - 25 Mars, 2021

Elseid Hysaj gjashtë vite më parë pranoi të kalonte nga Empoli te Napoli, për shumën e 6 milion eurove. Mbrojtësi shkodran zhvilloi paraqitje të mira me “axurrët”, por palët nuk po bien dakord për kontratën e re.

Në këto kushte Hysaj po mendon për një aventurë të re dhe janë disa klube që e duan. Mbrojtësi është vetëm 27 vjeç dhe luan në të dyja krahët e repartit mbrojtës, ndaj shikohej si opsion i mirë. Normalisht edhe për faktin që nuk duhet paguar për kartonin.

PSG është lakuar kohët e fundit, kurse në janar e deshi Roma. Gazzetta dello Sport raporton se tani për Hysajn në garë është futur edhe Lazio, që 6 vite më parë kishte humbur duelin me Napolin. Tani Igli Tare ka në dorë ta bindë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, ose menaxherin e tij Giuffredi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!