Derbet nuk zhvillohen vetëm në fushën e blertë, por edhe në merkato. Arsenal dhe Tottenham kanë një rivalitet të madh dhe tifozeritë respektive urrehen. Të dy klubet londineze kanë një objektiv të përbashkët dhe ai është Arkadiusz Milik.
Sulmuesi i Napolit ka një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm me nënkampionët e Italisë dhe mungesa e rinovimit do të sjellë shitjen e tij në verë. Napoli kërkon 45 milion euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin.
Polaku Milik ka shënuar 12 gola deri në këtë fazë të sezonit mes kampionatit dhe Champions League. Karriera e tij pritet të vijojë në Premier League. /abcnews.al