Derbi në Air Albania, Disiplina vendos gjoba për Tiranën dhe Partizanin

schedule18:53 - 2 Mars, 2020

schedule 18:53 - 2 Mars, 2020

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që u luajt në Air Albania, nuk kaloi pa probleme në shkallët e stadiumit. Të dy klubet janë dënuar me gjoba. Tirana ka marrë gjobë 500 mijë lekë, ndërsa Partizani 300 mijë. Gjithashtu, të dy klubet do të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara. Gjobë ka marrë dhe Teuta, 100 mijë lekë, ndërsa Egnatias i është pezulluar dënimi pjesën e mbetur.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

– KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

– FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

– KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

– Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!