Derbi ndeshje e veçantë për Donnarumman, thyen rekordin e Buffon

schedule10:35 - 20 Shkurt, 2021

schedule 10:35 - 20 Shkurt, 2021

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe është vetëm 21-vjeç. Italiani numëron deri më tani plot 232 ndeshje me kuqezinjte dhe mesa duket në derbin e së dielës do të jetë një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij.

Sipas “Opta”, dueli kundër Interit do të jetë ndeshja e 200-të e Giggios në Serie A. Kështu ai do të bëhet lojtari më i ri në moshë që kur kampionati italian ka filluar sistemin me tre pikë. Rekordin aktual e mban legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili do t’ia lërë stafetën adashit të tij.

 

43-vjeçari ka arritur në kuotën e 200 ndeshjeve në Serie A kur ishte 24 vjeç e 83 ditë ndërsa Donnarumma do ta thyejë rekordin e tij sepse të dielën do të jetë vetëm 21 vjeç e 361 ditë. Absolutisht Milani është me fat që e ka Giggion në skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!