Derbi mes Milan dhe Interi do të luhet ditën e dielën, në “San Siro”, ora 20:45.
Për këtë ndeshje në një intervistë për “Sportmediaset”, ka folur edhe sulmuesi Oliver Giroud.
Sulmuesi francez do të luajë derbin e parë në Milano, i cili shprehet që është shumë i lumtur që do përjetojë emocionet e derbit si lojtarë në fushën e lojës.
“Një emocion i veçantë, një ndeshje për të fituar për tifozët tanë . Personalisht jam i lumtur që e luaj për herë të parë. Shpresoj në fitore, e cila do të ishte gjëja më e rëndësishme. Nëse do shënoj, do të jem i lumtur , veçanërisht sepse do të jemi në stadiumin tonë, edhe nëse shënon dikush tjetër përsëri jam i lumtur, nëse arrijmë të fitojmë”, deklaroi Giroud. /f.a/abcnews.al